Tre persona janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për vjedhjen e naftës në kantierët e gazsjellësit TAP. Të arrestuarit janë; Hyda Vila 26 vjeç, Erineo Lalo 26 vjeç dhe Artur Guri 44 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, ata u kapën në flagrancë duke transportuar me një kamion tip ‘Benz’ 7080 litra naftë të cilën dyshohet se e kanë vjedhur në kantierët e gazsjellësit.

Nga operacioni u sekuestruan; 7080 litra naftë;Një mjet kamion, i markës ‘Mercedes Benz’;
Një mjet fuoristradë i markës ‘Range Rover’;6 aparate telefoni celular;225.100 lekë të reja;
450 euro;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”, “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga nenet 134/3, 25 dhe 135 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakAKSIDENT ME MOTOR NË PUKË, PLAGOSET RËNDË DREJTUESI
Artikulli tjetërBASKETBOLLI NË EMERGJENCË, KËRKOHET NDIHMA E TIFOZËVE