Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në kuadër të takimeve me bazë qarku dhe platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët e zakonshëm, zhvilloi vizita pune në institucionet e varësisë të qarkut Fier.

Gjonaj mes të tjerave ka folur dhe për procesin e Vetingut, ku sipas saj rezultatet e para do të dalin në shkurt.

“Mendojmë që mbase në shkurt do të dalin rezultatet e para për drejtuesit kryesorë, por njëkohësisht edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, kandiatët për KLGJ apo KLP me qëllim që të kemi mundësinë që menjëherë pas kësaj të ngrihen institucione e reja. Ju e dini mjaft mirë që Partia Socialiste, Kuvendi dhe deputetet e PS-së kanë marrë të gjitha masat me qëllim që të gjitha këto institucione të reja të drejtësisë të ngrihen sa më shpejt.

Është pikërisht ky procesi i fundit që ndodhi, nuk u votua dhe e gjithë lista nuk u votua, u rrëzua për anëtarët e KLGJ dhe KLP që lidhet me sistemin e drejtësisë. Sa më shpejt që të miratohet kjo listë, aq më shpejt do të mund të funksionojë sistemi i ri i drejtësisë, i cili ka në thelb të saj tranparencën, pavarësinë e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në gjykimet që bëjnë”, është shprehur Gjonaj.

Artikulli paraprakKANABIS NGA SHQIPERIA NE ITALI, ZBARDHET HETIMI PAS 5 VITESH
Artikulli tjetërISMAIL KADARE FESTON DITELINDJEN, URIMET NGA TE GJITHE SHQIPTARET