Dhuna ndaj grave apo dhuna në familje është një problem shqetësues edhe për policinë e Qarkut Shkodër. Psikologia e drejtorisë rajonale Rezarta Pode thotë se për vitin 2015 ka një rënie në krahasim me vitin e kaluar por jo çdo rast paraqitet në polici duke qenë se janë edhe shoqata e ndryshme që operojnë.
E rëndësishme thotë psikologia Pode është edhe parandalimi që bëhet në familje ku tentohet të ketë dhunë dhe një përqëndrim është edhe në këtë pjesë nga ana e policisë. Një vëmendje më të madhe thotë psikologia Pode do të ketë edhe për rehabilitimin e grave pasi bashkëshortët e tyre i dhunojnë. Nëse në policinë e Shkodrës janë 45 raste për këtë vit, gjykata e Shkodrës për urdhrat e mbrojtjes ndaj grave raporton për periudhën shtator 2014-maj 2015 103 raste, një shifër e lartë dhe që tregon se dhuna ndaj grave dhe në familje po njeh një rritje duke qenë se edhe denoncimet janë më të mëdha.