Në bibliotekën publike të qytetit Marin Barleti në Shkodër poeti nga Kosova Ramush Nikçi ka bërë për herë të parë promovimin e tre librave të tij me poezi, “Melodi Kujtimesh”. “Shtigje ëndërrash të trishta” dhe “Jehonë Bjeshke”. Librat e tij prekun tema sociale të realitetit tonë të përditshëm. Autori tregon arsyen se pse vendosi që Shkodra të jetë qyteti I parë në Shqipëri ku do promovonte librat e tij.
Ramush Nikçi u lind më 1961 në fshatin Shtupeq i Madh në Rugovë. Për 20 vite ai dha kontributin e tij në arsim si mësues.