Gratë që punojnë në poste publike apo edhe ata qe jane amvisa, u mblodhën bashkë në Lezhë ku shijuan poezi të zgjedhura. Aktiviteti i veçantë u organizua nga Klubi i Letrave “Ndoc Gjetja” dhe Biblioteka “Gjergj Fishta”. Poezia dhe leximi i saj ishte pjesë e kësaj tryeze që i bëri gratë së bashku në një ditë të zakonshme duke i shmangur nga përditshmëria apo ndasitë që mund të kenë.

Lulzime Celami nga Klubi i Letrave tha se poezia eshte perbashkuese dhe kete e ka treguar edhe organizimi i ketij viti qe i perfshiu grate dhe vajzat ne leximin e tyre.

Poezi të përzgjedhura u lexuan në mënyrë rastësore nga gratë.Një ditë ndryshe përmes poezisë ka nisur të kthehet në traditë në Lezhë ku tashmë në fokusin e këtij aktiviteti janë gratë dhe vajzat e këtij qyteti.

Artikulli paraprakSTAR PLUS NË SHTËPINË KU QËNDRON GRUAJA E PËLLUMB METËS
Artikulli tjetërSHKODRANËT: 30 VITE PA BËRË PUSHIME