Paul Pogba i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në gju pasi tentoi fillimisht ta evitonte një gjë të tillë por në orët e fundit operacioni u konsiderua rruga e vetme për të kuruar problemin.
Juventini shpreson shumë që të mungojë deri në 60 ditë dhe më pas të jetë gati për Kupën e Botës 2022 që starton në 20 nëntor edhe pse koha shtrëngon dhe një gjë e tillë nuk është më e sigurt.
Lajmin e operacionit të mesfushorit e konfirmon Juventusi në një komunikatë zyrtare që thekson se gjithçka shkoi sipas parashikimeve dhe lojtari pritet të nisë kontaktet e para me topin 40-60 ditë nga data e sotme.
Ndërkohë, përveç problemeve fizike, Paul duhet të menaxhojë edhe ato në jetën private pasi ka denoncuar një tentativë zhvatjeje nga ana e vëllait të tij Mathias.