Gjykata ka vendosur që të dënojë me 4.8 vite burg Ligor Bibën, i cili akuzohet për përdhunimin e një të miture vitin e kaluar.
Prokuroria kërkoi 8 vite burg për 54 vjeçarin, gjykata e dënoi me 7 vite, ndërsa Biba do të bëjë vetëm 4.8 vite, pasi ka pranuar akuzat dhe dënimi është ulur me 1/3, si pasojë e gjykimit të shkurtuar.
Ligor Biba e pranoi fajësinë në momentin që dolën analizat e ADN-së, pasi më parë e mohonte një akuzë të tillë. Pak muaj më parë pas analizave të ADN-së së foshnjës së 15- vjeçares që përdhunoi, rezultoi se ishte Biba, babai i fëmijës.
Ligor Biba u arrestuar tetorin e vitit të kaluar, pas denoncimit të prindërve të vajzës, se fqinji kishte abuzuar seksualisht me 15-vjeçaren, që ishte në klasën e nëntë.