Një shtetas polak i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Sarandës me qëllim ekstradimi drejt vendit të tij.

Në pranga ka përfunduar Przemyslaw Pasternak, 38 vjeç, lindur në Poloni, i cili është arrestuar për llogari të Interpolit.

“Gjykata Rajonale Poznan/Poloni me vendim nr. III K 549/08 të datës 22.04.2013 e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 6 muaj, (mbetur për të vuajtur 3 vjet, 6 muaj dhe 22 ditë burgim), për veprat penale, “Mashtrim dhe Falsifikim”,

pasi ky shtetas në lokalitetin Ponznan/ Poloni prej vitit 2004 deri në vitin 2006 nëpërmjet mashtrimit ka paraqitur dokumentacion të falsifikuar lidhur me punësimin e disa personave me aftësi të kufizuara duke i shkaktuar një kompanie një dëm në shumën e parave 2 943 991 ( polake )”, sqaron policia e Shqipërisë.

ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë dhe ZQK Interpol Varshavë po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për ekstradimin e këtij të kërkuari drejt Polonisë

Artikulli paraprakKULT – 09.03.2018
Artikulli tjetërDIGJET NJE HYRJE APARTAMENTI PAS GJYKATES SE LAÇIT,NUK KA TE LENDUAR