Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë prej sot zyrtarisht do të fillojë më punë në hapësirat e reja në rrugën “Frenklin Ruzvelt” në Shkup.
Mëngjesin e sotëm para zyrave është vërejtur prani e shtuar e forcave policore, gjë që nuk ishte karakteristike për zyrat në bulevardin Mitropolit Teodosi Gologanov. Policia po lejon fotografim vetëm nga ana tjetër e rrugës. Nuk ka informacione nëse sot në hapësirat e reja do të vijnë persona nga PSP në lidhje me rastet që i udhëheq kjo prokurori.