Në takimin antikanabis të zhvilluar në prefekturën e qarkut Shkodër, kryetari I bashkisë Pukë Gjon Gjonaj ka akuzuar kryetarët e bashkive të qarkut Shkodër se kanë lidhje të drejtpërdrejtë me persona të cilët kultivojnë dhe shesin bimët narkotike.

Lidhje me trafikantët sipas tij kanë edhe drejtuesit e policisë në pesë bashkitë e qarkut.

Këtë akuzë kryetari I bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj e bëri gjatë takimit të zhvilluar në prefekturën e Shkodrës ku I pranishëm ishte edhe zv/drejtori I Policisë Së Shtetit Albert Dervishaj, ndërsa ky I fundit nuk mohoi akuzat e rënda të kryebashkiakut Gjon Gjonaj.

 

Artikulli paraprakPOLICIA E SHKODRËS: 17 KONTROLLE ANTIKANABIS NË DITË GJATË 2021
Artikulli tjetërSHKODËR, LULET MË TË PREFERUARAT PËR SHËN VALENTIN