Pasioni i tij është muzika, por kohen më të madhe ja kushton policisë. Jak Gegaj është efektiv i policisë bashkiake në Lezhë, por muzika është pjesë e pandashme e jetes së tij.I apasionuar pas muzikes, Jak Gegaj nisi të këndojë që në moshë të vogel dhe nuk është ndarë për asnjë çast.
Duke qenë se e njohin të gjithë si këngëtar, qytetareve ju bën përshtypje kur e shohin në shërbim dhe si efektiv policie, ndërsa punen dhe pasionin i sheh të lidhura me njëra tjetren. Pavarësisht pasionit të tij, nëse do të ishte përballë një zgjedhje Jak Gega do të zgjidhte profesionin dhe jo pasionin.
Thuajse të gjitha kënget e tij janë patriotike dhe kanë mesazhe domothenese për shoqërinë, thotë Jak Gegaj.