Ministria e Drejtësisë ka njoftuar sot se gjatë ditë së djeshme nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale; B.C, i datëlindjes 03.09.1957, lindur në Rruzhdije dhe banues në Verbas/Fier.
Ky me detyrë punonjës policie i rolit bazë, në rregjimin e brendshëm, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier. Arrestimi i tij është bërë pasi më datë 15.02.2017, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij punonjësi përpara marrjes së shërbimit, pasi kishte kaluar skanerin e kontrollit iu gjet 1-telefon celular i markës Leagoo, ngjyrë e bardhë. Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, i Kodit Penal, i ndryshuar.
Materialet i proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.