Policia Rrugore ka bërë publike pamjet të një aksidenti të ndodhur në Shkodër.
Bashkë me pamjet, policia bën thirrje që këmbësorët të kenë kujdes kur kalojnë rrugën, pasi shpeshherë bëhen shkak për përplasje të tilla.
POSTIMI I PLOTE I POLICISE:
‘Lutemi shikoni videon, bëni kujdes kalimtarët!
Kjo ndodhi (dje) në Shkodër. Mbi 50% e aksidenteve rrugore shkaktohen nga këmbësorët.
Fatmirësisht kalimtarja është jashtë rrezikut për jetën’, shkruan Policia Rrugore në tekstin që shoqëron videon e mëposhtme.