Policia e Shtetit ka publikuar bilancin për muajin korrik, gjatë të cilit u zhvilluan kontrolle dhe aksione të shumta në kuadër të sezonit turistik. Gjatë këtij muaji janë vënë në pranga 705 autorë për vepra të ndryshme penale dhe janë ndëshkuar zaptuesit e plazheve dhe drejtuesit e mjeteve lundruese.

Gjatë muajit korrik, Policia ka zhvilluar kontrolle të shumta përgjatë bregdetit, me qëllim sigurinë e pushuesve dhe gotijtjen e paligjshmërve. Prania e shërbimeve të Policisë, në të gjitha pikat turistike të vendit, ka gjeneruar rend, siguri, shtim të vizitorëve nga e gjithë bota dhe mirënjohje të qytetarëve dhe turistëve për punën e Policisë së Shtetit.

Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se:
Në 22 raste, dhjetëra turistëve vendas dhe të huaj iu është dhënë ndihmë, pasi kishin mbetur të bllokuar në det ose në terrene të thepisura malore. 196 mjete lundruese janë konstatuar në paligjshmëri, në liqenin e Komanit dhe në hapësira të tjera ujore në juridiksionin e dvkm-ve Vlorë dhe Durrës.
Janë finalizuar 34 operacione kundër kultivimit të bimëve narkotike në territoret e 7 qarqeve të ndryshme.
-Janë finalizuar 15 operacione të tjera kundër narkotikëve, të cilat goditën transportimin, shitjen dhe tentativën për të trafikuar (në doza, pako dhe sasi) lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.
-Janë finalizuar 12 operacione kundër armëmbajtjes pa leje, të cilat rezultuan me sekuestrimin e armëve që i kishin shërbyer apo do t’i shërbenin krimit, që posedoheshin pa leje apo që do të trafikoheshin drejt RMV-së.
-Policia shkatërroi 7 grupe kriminale për krime të rënda kundër personit, shpërndarje të lëndëve narkotike, vjedhje me armë dhe me dhunë, falsifikim dokumentesh në një ambient të improvizuar si laborator, trafikim të mjeteve motorike drejt RMV-së, për mashtrim përmes një subjekti call center ose me qëllim përfitimin nga tatimi TVSH.
U finalizuan 22 operacione kundër vjedhjeve, të cilat parandaluan, goditën menjëherë pas kryerjes apo zbardhën raste të kësaj veprimtarie kriminale, si rezultat i besimit të qytetarëve dhe turistëve që denoncuan menjëherë te Policia e Shtetit. Gjatë këtij muaji, si rezultat i punës parandaluese dhe monitorimeve të pandërprera:
-Janë vënë në pranga 251 drejtues mjetesh, nga të cilët 122 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 129 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
-Janë pezulluar 584 leje drejtimi, nga të cilat 379 për tejkalim të normave të shpejtësisë. Policia sekuestroi rreth 70000 euro të padeklaruara në pkk-të Port Vlorë, Muriqan dhe Morinë, si dhe inicioi procedim penal për secilin prej poseduesve të këtyre shumave.
-Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar dhe goditur: 36 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, 8 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufirin, 7 raste të trafikimit të mjeteve motorike, 6 raste të kontrabandimit të mallrave për të cilat paguhet akcizë apo që janë të licencuara dhe 2 raste të trafikimit të lëndëve narkotike.

Artikulli paraprakRRËMBIMI, ARRESTOHET NË KOSOVË SHKODRANI
Artikulli tjetërAKSIDENTI, PLAGOSEN 5 ANËTARËT E FAMILJES