Policia e Shtetit ka organizuar një aksion ‘Blic’ në Elbasan për gjetjen e kanabisit që mund të kenë kultivuar banorët.

Kontrollet janë ushtruar në rreth 30 pika ku si objektiv kryesor kanë qenë magazinat për shkak se në to është parë një trend rritës i kultivimit të kanabist në ambiente të mbyllura. Gjithashtu kontroll është ushtruar edhe në garazhe, servise e varreza makinash.

Zona kryesore e këtyre kontrolleve ka qenë Karakullak, Bradashesh, pasi kjo njihet si një zonë problematike në Elbasan.

Kujtojmë se po në këtë zonë u modifikuar edhe furgoni ‘Hetimi Tatimor’ i cili u përdor në grabitjen e miliona eurove në Rinas. Servisi ku u modifikua ky furgon ishte marrë me qira nga Klement Cala i cili akuzohet si një nga autorët e grabitjes së famshme në Rinas.

Kohët e fundit policia e shtetit ka ushtruar kontrolle në disa zona të vendit ku vijojnë të mbahen në survejim ato më problematiket.

Artikulli paraprakARRESTOHEN BABE E BIR, FALSIFIKONIN MAKINA LUKSOZE
Artikulli tjetërSULMOI PUNËTORËT QË I PRISHËN BIZNESIN, ARRESTOHET AGRESORI