Policia amerikane gjen bomba të tjera në Nju Xhersi. Njëra shpërthen gjatë kontrollit.
Një bombë e gjetur brenda një cante shpine së bashku me katër të tjera panë një stacioni hekurudhor, shpërtheu ndërsa një robot përpiqej ta c’aktivizonte. Gjatë shpërthimit nuk ka pasur të plagosur ndërsa agjentë të FBI-së janë marrë me caktivizimin e katër bombave të tjera. Ndërkohë policia amerikane bën të ditur se janë gjetu rdhe tre bomba, por pa saktësuar vendin. Alarmi është dhënë nga dy persona dhe vendi ku u gjet canta e shpinës e mbushur me eksplozivë nuk është shumë larg aeroportit ndërkombëtar të Njuark. Personat që lajmëruan policinë kishin parë disa tuba dhe fije elektrike që dilnin nga canta dhe për këtë arsye lajmëruan menjëherë policinë. Por sipas të dhënave të forcave të rendit, bombat nuk ishin të lidhura me celularë apo sahat. Në natën mes të shtunës dhe të dielës, SHtetet e Bashkuara të Amerikës rijetuan ankthin e terrorizmit pas shpërthimit të një bombe në Nju Jork që shkaktoi 29 të plagosur. Një ditë më parë ka pasur dy sulme të tjera. Njëri në një qendër tregtare në Minesota, ku një person I armatosur me thikë plagosi tetë persona para se të ekzekutohej nga policia, dhe një tjetër në Seaside Park, gjithnjë në Nju Xhersi, ku një bombë artizanale e lidhur me një kosh mbeturinash shpërtheu pa shkaktuar të plagosur përgjatë një rruge ku po zhvillohej një garë në nder të marinsave.