Policia e Shtetit ka reaguar pas trazirave të shkaktuara në orët e fundit në Tiranë, përmes zv. Drejtorit të përgjithshëm i Policisë, Albert Dërvishi.

Ai bëri me dije se Dervishi theksoi se janë shoqëruar 60 tifozë problematikë nga të dyja skuadrat, 48 italianë dhe 12 holandezë dhe janë sekuestruar leva, gurë, thika, lëndë piroteknike.

Ndërkohë ai vlerësoi qytetarët e Tiranës që kanë shmangur dhunën e tifozëve, ndërsa këtyre të fundit u bëri thirrje që të mos shkaktojnë dhunë sepse do të përballen me ligjin.

Po ashtu Dervishi apeloi bizneset në Tiranë, që të mos tregtojnë pije alkoolike në shishe dhe gota qelqi, pasi përbëjnë rrezik të shtuar për shëndetin dhe jetën e qytetarëve

Dervishi: Janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Shtetit, 60 shtetas tifozë problematikë nga të dy skuadrat, nga të cilët 48 shtetas italianë dhe 12 shtetas holandezë, për përfshirje në aktet e dhunshme dhe kundërshtimin e punonjësve të Policisë. Atyre u janë sekustruar leva, doreza hekuri, shkopinj druri, gurë, thika, lëndë piroteknike etj, për të cilët, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po kryhen veprimet procedurale penale dhe hetimi do të vazhdojë në vijim.

Policia e Shtetit vlerëson sjelljen dhe reagimin e qytetarëve të Tiranës gjatë natës së djeshme, për të shmangur frekuentimin e këtyre zonave ku janë kryer veprime të dhunshme nga tifozët, veprime të cilat nuk manifestojnë asnjë lidhje me sportin. Policia e Shtetit vlerëson maksimalisht edhe qasjen e ditës së sotme, ku qytetarët shqiptarë kanë vlerësuar maksimalisht dhe seriozisht thirrjen e autoriteteve shqiptare për të kufizuar lëvizjet në zonën ku janë të akomoduar tifozët, pranë stadiumit dhe për të mos përdorur automjetet në Tiranë.

Gjithashtu apelojmë për bizneset në Tiranë, që të mos tregtojnë pije alkoolike në shishe dhe gota qelqi, pasi përbëjnë rrezik të shtuar për shëndetin dhe jetën e qytetarëve në rast përfshirje të konflikteve fizike. Nëpërmjet kësaj daljeje publike apelojmë dhe adresojmë një thirrje për tifozët italianë dhe holandezë, të cilëve do t’ua komunikojmë edhe nëpërmjet kanaleve zyrtare, që të sillen dhe veprojnë si qytetarë evropianë, në qytet dhe në stadium, të zbatojnë ligjet e shtetit shqiptar dhe të mos konfrontohen me punonjësit e Policisë, përndryshe ligji do të zbatohet me rigorozitet.

Artikulli paraprakME BERISHËN DO BËNI OPOZITË MË TË FORTË PËRBALLË RAMËS? JA SI PËRGJIGJET META
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR MARRËVESHJE ME MINISTRINË E DREJTËSISË