Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër:

Rasti 1. Drejtonte automjetin në gjendje të dehur në masën 0.95 mg/l, për pasojë del nga rruga dhe përplaset me një automjet tjetër.Policia Rrugore e arreston në flagrancë për “Drejtim mjeti në gjendje të dehur” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” Shtetasi i arrestuar : * Vatë Verri, 40 vjeç, banues në Shkodër Rasti 2. Humb kontrollin mbi automjet për pasojë del nga rruga dhe përplas një të mitur me motorçikletë.Policia Rrugore arreston në flagrancë drejtuesin e automjetit për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” Shtetasi i arrestuar: * Ervis Kuptira, 22 vjeç, banues në Shkodër Materialet proceduriale për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme, për veprat penale të parashikuara nga neni 290 e 291 të Kodit Penal.  Komisariati i Policisë Shkodër: Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, 2 të tjerë shpallen në kërkim dhe 8 shtetas procedohen penalisht në gjëndje të lirë për “Vjedhje të energjisë elektrike” Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës së tyre për goditjen e paligjshmërisë dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 2 shtetasve : * Abedin Lejthia, banues në Shkodër * Ndue Ndou, banues në Shkodër U bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve : * Sh.B. banuese në Shkodër * U.S. banues në Shkodër Si dhe u proceduan penalisht në gjëndje të lirë 8 shtetas. Më datë 23.12.2016 u bë arrestimi dhe shpallja në kërkim e këtyre shtetasve pasi punonjësit e OSHEE në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesat e tyre. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal. Komisariati i Policisë Pukë: Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve në kërkim dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në datë 23.12.2016 u bë i mundur ndalimi i shtetasit : * Eraldo Gjergji, 33 vjeç, banues në Pukë Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprat penale “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”. të parashikuara nga nenet 242 e 291 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakVLLAZNIA NDËRPRET KONTRATËN ME WEITZER
Artikulli tjetërGUR I ZI, BANORËT FTOHEN PËR TË APLIKUAR