Një 22 vjeçar nga Kruja është vënë në pranga nga policia pasi po tentonte të largohej nga Shqipëria nga pika kufitare e Muriqanit. 22 vjeçari me inicialet S.B ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie poe duke e thyer atë ka tentuar të largohet por pas kontrolleve të ushtruar nga ana e policisë është kapur dhe arrestuar. Mbi shtetasin e lartpërmendur rëndojnë akuzat e “Kultivimi i bimëve narkotike”. Shtetasi S.B ishte shpallur në kërkim nga komisariati I qytetit të Krujës për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, nuk është gjetur në banesën e tij, ku duhej të kryente masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Tashmë me arrestimin e tij në pikën kufitare të Muriqanit policia ka kryer të gjitha proceduart e nevojshme dhe se veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Krujë.

Artikulli paraprakRRUGA MBI 30 VITE E PA ASFALTUAR
Artikulli tjetërLEZHA GATI PËR VITIN E RI SHKOLLOR