Është ndaluar në Spitalin e Traumës në Tiranë i plagosuri Vinçens Piroli. Ndaj 34-vjeçarit Piroli ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar, pasi dyshohet se në korrik të 2021 së bashku me Dorian Lalën ekzekutuan në Ulqin Momcilo Gjurishic. 34-vjeçari i plagosur mbrëmjen e kaluar në Shkodër nuk ka folur dot për policinë, për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore. I plagosuri ka pasur një komunikim vetëm me bluzat e bardha në Lezhë, ku i ka thënë se ka qenë duke lëvizur në këmbë në zonën e Urës se Bahçallekut në Shkodër, kur dikush është afruar dhe e ka qëlluar. Ne ato moment 34 vjeçari ka telefonuar familjaret duke i kerkuar qe te kene kujdes.

Nga frika se atentatorët do ta ndiqnin, ai nuk shkoi në Spitalin e Shkodrës, por kërkoi ndihmë në atë të Lezhës. Nisur nga kjo, policia ka ushtruar kontrolle në zonën e përmendur, por nuk ka gjetur gëzhoja dhe as raportime për të shtëna me armë. Policia nuk ka patur dijeni per ngjarjen e Shkodres, deri sa i plagosuri eshte derguar per ndihme ne spitalin e Lezhes. Zyrtarisht 34 vjeçari Piroli qe dyshohet se u plagos ne Shkoder eshte ne kerkim nderkombetar per shkak se akuzohet direkt si autori i nje atentati te kryer ne komunen e Ulqinit, ne Malin e Zi, me date 4 korrik 2021, ku mbeti i vrare shtetasi malazes

Momçillo Gjurishiç 68 vjeç. Sipas policise se Malit te Zi, autoret e ketij krimi jane shtetasit shqiptar, Vinçenc Piroli, 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç, me origjine nga Kurbini. Atentati i 68 vjeçarit Momçillo Gjurishiç, dyshohet se eshte kryer nga vrases me pagese, te cilet jane kontraktuar per te kryer krimin per motive te hakmarrjes. Ne 2 mars te vitit 2017, djali i viktimes, Savo Gjurishiq 29 vjeç, vrau me arme zjarri ne qytetin e Ulqinit, shtetasin nga Kosova, Beqë Likaj 53 vjeç.

Policia malazeze dyshon se te afermit e viktimes nga Kosova, kane paguar per t’u hakmarre, dy vrasesit nga Shqiperia. Ne kete menyre sipas hetimeve te policise malazeze, rezulton se vrasja e 68 vjeçarit Momçillo Gjurishiç, perpara lokalit te tij ne Ulqin, eshte kryer nga Vinçenc Piroli, ndersa Dorjan Lala ka patur rolin e ndihmesit. Edhe pse jane shpallur ne kerkim nderkombetar nga 12 tetori i 2021, Vinçenc Piroli dhe Dorjan Lala kane vazhduar te qendrojne te lire ne territorin e Shqiperise, deri sa pasditen e 3 janarit 2022, Piroli ka rene prej e nje atentati te papritur.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, VITI I RI ME HALLE TË VJETRA PËR TRANSPORTIN
Artikulli tjetërRUBIN HEBAJ RIKTHEHET NË SUPERIORE, KUSH ËSHTË SKUADRA ME TË CILËN FIRMOSI FUTBOLLISTI