Një 50 – vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës mëngjesin e ditës së enjte.

Gjelosh Vneshta ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej për “Dhunë në Familje”.Sipas policisë ai kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij. Ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë me datë 9 të muajit Mars të këtij viti e ka dënuar këtë shtetas në mungesë me “6 muaj burg” për veprën penale “Dhunë në Familje”. Burime të policisë thanë se Vneshta ushtronte prej kohësh dhunë sistematike ndaj bashkëshortes. Ka qënë kjo e fundit e cila ka kallëzuar burrin e saj në polici ku kishte kërkuar që të takonte oficerin e policisë.Pasi ka bërë të gjitha deklarimet e saj, policía menjëherë është hedhur në veprim ku pas hetimeve dhe vendimit të gjykatës ka bërë arrestimin e 50-vjeçarit.Në Shkodër dhuna në familje është kthyer në një fenomen të ndjeshëm që nuk po njeh ulje.Sipas të dhënave të policisë së Shkodrës , cdo vit në këtë Qark raportohen rreth 100 raste të dhunës në familje, prej të cilave rreth 95 % janë femra.

Artikulli paraprakPARALIZOHET SHËRBIMI URBAN I QYTETIT, KOMPANIA BLLOKON AUTOBUZËT
Artikulli tjetërUNIVERSITETI, SHQYRTOHEN 13 ANKIMIMET NGA KOMISIONI I APELIT