Pas katër viktimave të rënda në harkun e 10 ditëve, Policia e Shtetit thotë se ka arritur të shmangë një krim në familje.

Një 50-vjeçar u arrestua në Lezhë pasi ushtronte dhunë dhe kërcënonte me kallashnikov se do të vriste bashkëshorten.

Pas katër vrasjeve që tronditën vendin në harkun e 10 ditëve, policia arriti të parandalojë një krim të mundshëm në familje.

Një 50-vjeçar u arrestua nga Policia në Lezhë, duke shmangur rrezikun e një vrasje.
Në pranga është vënë Zef Kola, banues në fshatin Pllanë.

Sipas policisë, ai në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Madje sipas dëshmisë së kësaj të fundit, shpesh 50-vjeçari e kërcënonte gruan se do ta vriste me armën e zjarrit që mbante në Shtëpi.

Përballë këtyre kërcënimeve, gruaja ka njoftuar policinë që këtë herë e kanë vlerësuar situatën në kohë të shpejtë.Uniformat blu kanë arrestuar kryefamiljarin në kushtet e flagrancës.

Në banesë, policia gjeti një automatik kallashnikov, me një krehër me 10 fishekë, ndërsa 50-vjeçari kishte edhe një arkë tjetër rezervë me 750 copë fishekësh luftarak.

Gjithashtu u sekuesuan edhe 10 m fitil zjarrpërcjelljës që përdoret për shpërthimet me tritol.Zef Kola tashmë do të përballet me veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Të premten, një grua u vra nga kunati i saj në Paskuqan të Tiranës, ndërsa më 5 janar, një tjetër u masakrua në Mallakastër.Për të dy ngjarjet, autorët janë vënë para drejtësisë.
Por policia po dështon me zbulimin vrasësve

Artikulli paraprakKËRKOHEJ NGA SHQIPËRIA PËR NARKOTIKË, ARRESTOHET NË FRANCË
Artikulli tjetërIRANI ARRESTON AMBASADORIN BRITANIK NDËRSA QETHEJ TE BERBERI