Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, të dyshuar si autorë të dy vjedhjeve të ndodhura në këtë qytet më 10 dhe 13 shtator të këtij viti.
Uniformat blu kanë arrestuar shtetasit Besmir Gjonaj 24 vjeç, banues në fshatin Bardhaj dhe Kristjan Arra 25 vjeç, banues në lagjen “Partizani” të Shkodrës.
Sipas policisë, dy të arrestuari dyshohen se me datë 10.09.2017, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit L. H. 74 vjeç, banues në lagjen “Guerrile” Shkodër.
Gjithashtu këto shtetas dyshohen se me datë 13.09.2017, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit J. B. 58 vjeç, banues në lagjen “Tom Kola” Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhjes e kryer në bashkëpunim”.