Policia arreston hajdutin shqiptar
Një hajdut shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane të Pratos fill pasi kishte vjedhur një apartament. 42 vjeçari emri i të cilit nuk bëhet me dije nga media italiane sapo kishte grabitur në një apartament disa bizhuteri. Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar zhurmën dhe lëvizjet e dyshimta në shtëpinë e boshatisur. Menjëherë kanë lajmëruar policinë e cila kur ka ardhur në vendngjarje e ka gjetur shqiptarin në tentativë për t’u larguar përmes çatisë. Përpjekja e hajdutit nga Shqipëria ka rezultuar e kotë, pasi policia në bashkëpunim edhe me zjarrfikësit kanë bërë të mundur ndalimin dhe neutralizimin e shqiptarit. Media italiane shkruan se 42 vjeçari kishte edhe dy bashkëpunëtorë në vjedhjet që bënte, por ata ende nuk janë kapur, pasi me të parë policinë ja kanë mbathur.