Policia arreston në flagrancë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale në Korçë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq, bënë arrestiminnë flagrancë të shtetasve:
E.Z., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizikedhe psikologjike ndaj babait të tij shtetasit B. Z., 63 vjeç, banues në Korçë.
F.A., 33 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në fshatin Pocestë, iu gjet një telefon celular i markës “Samsung”, të cilin ky shtetas dyshohet see përdorte për vendosjen e basteve sportive, i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Po ashtu, specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
I.H., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Zvezdë, Maliq, ky shtetas duke drejtuar mjetintip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R. Xh., 39 vjeçe, banuese në Zvezdë, e cila u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.
Y.P., 59 vjeç, banues në fshatin Koshnicë, Devoll, pasi ky shtetas në aksin rrugor Bilisht-Miras,u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”, pa targa.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale”Dhuna në familje”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Shkelja e rregullave të qarkullimitRrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.