Masa ndaj shkelësve të semaforit.Policia arreston 7 shoferë të dehur
Shtatë shofer të dehur në pranga, 22 leje drejtimi të pezulluara dhe 23 gjoba për mos përdorim rripi është bilanci i operacioneve të policisë rrugore në kryeqytet për fundjavën. Për të ofruar siguri në trafikun urban mbi 40 patrulla policie kanë kryer kontrolle mes të premtes mbrëma dhe të shtunës ku nuk kanë dhe përballja e tyre me shkelës të cilët janë futur me semafor të kuq dhe është dashur të ndiqen për disa minuta deri në arrestimin e tyre. Në fokus të policisë rrugore kanë qenë dhe shoferë ttë cilët kanë në përdorim automjete të pakolaudura dhe me gjoba të papaguara kun ë total janë ndëshkuar 13 shoferë dhe janë bllokuar 7 mjete.Ashpërsimi i masave për respektimin e normave të qarkullimit rrugor ka sjellë për pasojë heqjen e pikëve si dhe pezullimin e patentave për një numër të madh drejtuesish mjetesh. Shkëlqim Gruda, Kreu i Departamentit të Drejtuesve të Mjeteve, pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor, thotë se deri tani u janë zbritur pikët nga patentat 12,700 shoferëve, ndërkohë që janë bllokuar 139 patenta.Gruda thotë se të gjithë drejtuesit e mjeteve të cilëve u janë zbritur pikët deri në zero, apo u janë pezulluar patentat nga policia, duhet t’i nënshtrohen një testi të ri për rimarrjen e tyre.Gruda thotë se nga 1 janari 2017 do të hyjnë në fuqi patentat e reja për drejtuesit e mjeteve. Ndërkohë që patentat e vjetra do të jenë të vlefshme deri në afatin e caktuar të lëshimit e tyre, pa pasur nevojë të rinovohen.