Tmerri i dyqaneve në Tiranë, policia arreston hajdutin Adrian Shima, 27 vjeç, është një i dënuar më parë për vjedhje, i cili do t’i rikthehet sërish burgut.

Shima është vënë në pranga nga forcat e Komisariatit nr. 5, pasi ka vjedhur disa paketa cigaresh në një dyqan ushqimor në Kamëz. Në videon e siguruar nga policia, Adrian Shima shihet teksa kapet në flagrancë nga pronarja e marketit, e cila mundohet ta ndalojë, por 27-vjeçari arrin të largohet më shpejtësi. Nga hetimet paraprake dyshohet se, i riu është autor edhe i vjedhjeve të 3 celularëve në episode të ndryshme, një varëseje floriri dhe një shume parash në një automjet të parkuar, ngjarje këto të gjitha të ndodhura nën juridiksionin e Komisariatit nr. 5. Ndërkohë, Policia e Tiranës ka vënë në pranga edhe një 58-vjeçar, i cili vinte nga qytetit i Lezhës, dhe që dyshohet të jetë autor i të paktën 7 vjedhjeve të dyqaneve në kryeqytet. Hile Gjokhilaj, edhe ky i dënuar më parë për vjedhje, përdorte një skemë të veçantë. Mekanizmin e tij të vjedhjes e kishte duke përdorur mashtrime të ndryshme, ose duke përfituar nga pavëmendshmëria e shitësve, duke arritur të merrte shuma të konsiderueshme monetare dhe artikuj të ndryshëm në dyqane, e më pas largohej me një motoçikletë.

Artikulli paraprak“HARROHET” DEMARKACIONI ME MALIN E ZI
Artikulli tjetërRUSIA MBYLL ZYREN E “AMNESTY INTERNATIONAL”NE MOSKE