Tre të rinj janë arrestuar nga policia, pasi nën efektin e alkolit prishen qetësinë publike dhe kundërshtuan punonjësit e policisë. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë prangosen në flagrancë shtetasit A. S. 24 vjeç, K. L. 24 vjeç dhe A. R. 23 vjeç, të tre banues në Kurbin, pasi mesnatën e djeshme, kanë parkuar automjetin e tyre në mes të rrugës kryesore të Laçit dhe dyshohet se nën efektin e pijeve alkoolike, kanë shkaktuar zhurmë duke vënë muzikë të lartë në automjet, sjellje e cila ka shqetësuar banorët e zonës.

Gjithashtu, të tre këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kurbin, të cilët kanë ndërhyrë për të lëvizur automjetin dhe për të marrë masa për largimin e tyre.Materialet hetimore në ngarkim të tre të rinjeve i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Artikulli paraprakSHTËPIA PËRFSHIHET NGA ZJARRI, SHKAK CIGARJA
Artikulli tjetërVITI AKADEMIK NIS MË 2 TETOR,MINISTRJA E ARSIMIT: MATURANTËT S’DO KENË MË …