NUK DIHEN AUTORËT, PO PUNOHET PËR IDENTIFIKIMIN DHE KAPJEN E TYRE. Policia e Shkodrës në një tjetër operacion antikanabis ka bërë të mundur asgjesimin e 2298 rrënjëve bimë narkotike. Policia në njoftim për shtyp bën të ditur se vazhdojnë intensivisht operacionet antikanabis në Shkodër me një kontroll të imtësishëm të territorit në zona të ndryshme.
Komunikata për shtyp njofton se nga puna e Efektivëve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, për gjetjen dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, u ushtrua kontroll i imtësishëm territori në disa zona në Qarkun e Shkodrës ku u gjetën dhe u asgjesuan: në fshatin “Vjedhë”, bashkia Vau Dejës, 31 parcela me 2298 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Këto bimë u asgjesuan në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Policia po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.