AKSIONI I UNIFORMAVE BLU U ZHVILLUA NË FSHATIN KIR NË KOMUNËN E PULTIT.Policia e Shkodrës vijon sërish operacionet antikanabis. Uniformat blu kësaj radhe bënë të mundur asgjesimin e 400 rrënjë kanabis sativa.

 Në komunikatën për shtyp policia bën të ditur se në vazhdim të operacioneve antikanabis në Shkodër, nga Efektivët e Komisariatit të Policisë,  gjatë ditës së shtune është ushtruar një kontroll i imtësishëm në fshatin « Kir» , në vendin e quajtur « Mark Nonaj », në komunën Pult, në Shkodër. Janë gjetur të kultivuara  dhe më pas janë asgjesuar :1 parcelë me gjithsej 200 rrënjë bimë narkotike si dhe 200 kubik me bimë narkotike Canabis Sattiva.Këto bimë u asgjesuan në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale « Kultivim i bimëve narkotike.

Artikulli paraprakMINISTRI ILIR BEQJA VIZITE NË PIKAT TURISTIKE MALORE
Artikulli tjetërDEMUSH KEÇI, “MIRËNJOHJA E QYTETIT”