Policia e Shkodrës vijon luftën kundër narkotikut. Një tjetër aksion antikanabis është zhvilluar teksa janë asgjesuar 5916 rrënjë bimë narkotike. Policia e Shkodrës përmes komunikatës për shtyp bën me dije se nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, Pukë dhe Malësi e Madhe, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella,

gjatë ditës së djeshme janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht: Në fshatin Kaftallë, në Pukë, janë gjetur dhe asgjesuar: 16 parcela me 4192 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. ANTIKANABIS, PRITET NJË NDËRHYRJE E MADHE E POLICISË Në fshatin Shpor, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar: 10 parcela me 709 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Në fshatin Vasiaj, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar: 11 parcela me 805 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Në fshatin Xhaj, në vendin e qujatur “Faqe e Kungullit”, në Malsësi e Madhe, janë gjetur dhe asgjesuar: 1 parcele me 210 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Në të dy rastet bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Ende nuk dihen autorët dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre. Këto ditë pritet që policia e Shkodrës e mbështetur edhe nga forca të tjera të policisë së shtetit të nisë disa aksione edhe më të mëdha kryesisht në zonat e thella malore ku edhe sasia e drogës së mbjellur është tejet e konsiderueshme.

Artikulli paraprakEuropa League, braktiset ndeshja Kukësi-Legia Varshavë. Sende të forta në fushë
Artikulli tjetërSTAR PLUS NË MBËSHTETJE TË GAZETARIT, ÇËSHTJA NË PROKURORI