Kur ka kaluar një ditë nga ngjarja në lagjen “Vasil Shanto” ku 4 persona të dyshuar, tentuan të vidhnin banesën e biznesmenit Sabah Rrashketa ende nuk ka asnjë person të arrestuar.
Burime kofidenciale të policisë treguan për “Star Plus” se në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar më shumë se 10 persona problematikë të njohur si kontigjent për policinë e Shkodrës.Pista kryesore ku është përqëndruar policia e metropolit verior është ajo e grabitjes.Gjithashtu blutë kanë marrë edhe deklarimet e familjarëve por këta të fundit kanë thënë se nuk janë në dijeni të përcaktojnë se kush janë personat që kanë tentuar të hyjnë në banesë.Kjo ngjarje ka krijuar shumë dilema tek policia pasi përvec autorëve po punohet edhe për të rënë në gjurmët mbase të bashkëpunëtorëve të tyre të cilët mendohet se kanë ndihmuar nga poshtë pallatit duke njoftuar 4 grabitësit për cdo levizje të dyshimte që mund të kishte në atë zonë. Burimet thanë se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të një biznesi privat aty ku ka bërë këqyrjen e tyre, por deri tani ende nuk është arritur identifikimi i autorëve.Ndërkohë strukturat e policisë janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave si dhe për arrestimin e grabitësve që janë të lirë, duke rrezikuar kështu të shfaqen në ngjarje të tjera të ngjashme.Ngjarja në fjalë u regjistrua ditën e 1 Majit kur policia kishte marrë njoftim nga banorë të lagjes se 4 persona me armë po tentojnë që të grabisin një banesë. .Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën me dhjetra forca të policisë dhe ndëryrjes së shpejtë të cilët bënë rrethimin e pallatit.Pas rreth 40 minutash forcat e policisë kanë bërë hapjen e derës së banesës , me qëllim kapjen e autorëve që dyshohej se ndodheshin brenda.Sipas policisë Nga kontrolli I banesës nuk është gjetur asnjë person brenda në banesë ku mesa duket ata ja kishin mbathur përpara se aty të mbërrinte policia duke mos arritur që të vjedhnin asgje.