Ajo që ndodhi gjatë Krishtlindjeve në Spittal an der Drau, Austri, kur një burrë kërcënoi me pistoletë dhe më pas grabiti kamarieren 25 vjeçare, është zbardhur nga drejtësia austriake.

Si i dyshuari kryesor për atë natë është 40 vjeçari shqiptar. Ndaj tij është ngritur një flet arrest ndërkombëtar.

“Pas hetimeve intensive është zbuluar i dyshuari kryesor për agresionin gjatë asaj nate në Spittal an der Drau,” tha shefi i Komisariatit të Policisë në Austri Gottlieb Türk: “Targat e makinës së tij janë zbuluar. Agresori dihet. Por momentalisht ai është në arrati.“

Artikulli paraprakPANUCCI: JA LISTA PËR MIQËSOREN ME NORVEGJINË
Artikulli tjetërAKSIDENT NË AUTOSTRADËN TIRANË-DURRËS, MAKINA SIPËR BARRIERAVE