KADIA: NUK KEMI NUMRIN E DUHUR TË POLICËVE PËR MBULIMIN E KREJT SHKODRËS.Një ditë pas kronikës në “Star Plus” për tregtarët e paligjshëm ambulant në Rus, policia Bashkiake ka ndërmarrë një tjetër aksion për lirimin e hapësirave publike.
Nëndrejtori i policisë Bashkiake Andi Kadia tregon zonat më problematike.Sipas Kadisë është e pamundur që e gjithë Shkodra të mbulohet me numrin aktual të policëve bashkiak. Zgjidhja më e mirë thotë nëndrejtori i policisë bashkiake është krijimi i pikave të grumbullimit në Komuna ose një treg i ri që Bashkia duhet ta ndërtojë.Tregtarët ambulantë vijnë nga fshatra të ndryshëm dhe një pjesë e mirë të vetmin burim jetesë kanë shitjen e produkteve që prodhojnë duke krijuar këtë situatë kaotike e përplasjen e përditshme me policinë bashkiake.