Policia bashkiake e Shkodrës ka nisur gjobitjen e individëve të papërgjegjshëm që po dëmtojnë pronën publike në territorin e bashkisë Shkodër.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 3 kundravajtje të tilla, të cilat janë gjobitur me vlerën e 10,000 lekëve të reja për dëmin e shkaktuar në pronën publike. 🚧
Bashkia Shkodër kërkon ndërgjegjësimin e të gjithë banorëve, duke i ftuar ata të mbrojnë pronën publike, investime të cilat janë realizuar me taksat e tyre.
Kërkoni përgjegjësi dhe bashkëpunoni për të bërë Shkodrën një qytet më të mirë për të gjithë!

Artikulli paraprakPAKISTAN, EMIGRANTËT E PALIGJSHËM URDHËROHEN TË LARGOHEN NGA VENDI DERI MË 1 NËNTOR
Artikulli tjetërRAPORTI I OSBE PËR ZGJEDHJET E 14 MAJIT, REAGON AMBASADA E SHBA