Policia Bashkiake ka zbarkuar ne Velipoje per lirimin e hapesirave publike ne kete pike turistike.
Sipas drejtorit te ketij institucioni, ne Bashkine e Shkodres Anton Hasanpapaj se bashku me njesine administrative dhe drejtorine e te ardhurave te Bashkise Shkoder jane evidentuar te gjitha subjektet qe nuk kane license dhe nuk kane paguar ne Bashkine Shkoder per te ushtruar aktivitin e tyre ne velipoje.
Administratori i kesaj njesie, ka bere me dije se deri tani jane identifikaur 28 subjekte qe nuk kane dokumentacionin e nevojshem. Kryesisht jane subjekte qe kane zaptuar hapesiren publike ne zonen e plazhit te velipojes por edhe pergjate pedonales ne kete zone. Nderkohe qe Bashkia Shkoder i ka percjelle te gjithe dokumentacionin Drejtorise se Tatimeve dhe hetimit tatimor per marrjen e masave sipas ligjit.