Një operacion blic kontrolli dhe verifikimi u ndërmor për disa orë në ambientet e doganës së Tiranës prej paradites së sotme.
“Mbi 100 forca policie kanë rrethuar doganën, duke kryer kontrolle në terminalin e makinave por dhe të zyrave. Një agjent doganor, Farudin Dongjegjaj, eshte shoqeruar ne polici” .Ne oren 14: 45 u raportua per 7 te shoqeruar deri tani.
Nga burimet bëhet me dije se forca të shumta nga policia operacionale dhe kufitare po ushtrojnë një kontroll të imtësishëm.
“Rreth orës 10:30 minuta një numër efektivës të policisë së shetit dhe drejtorisë së përgjithshme të policisë së Tiranës, sektori i antitrafiqeve dhe antidrogës bashkë me punonjës të doganave janë duke kryer një operacion me qëllim verifikimin e dyshimeve për implikim të punonjësve të agjencive doganore private apo punonjësve të sistemit të doganave në trafikun ndërkombëtarë të lëndëve narkotike. Po kontrollohen ambiente ku punojnë personat në hetim. Po kontrollohen zyra, automjete se dyshohet se mund të ketë prova në këto automjete” ”
Pikat e kuqe
Kontrolli po bëhet në lidhje me një hetim të nisur me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Operacioni i kontrollit përfshin pikat kufitare për shkak të precedentëve negativë me kalimin e ngarkesave shumë të mëdha me drogë.
‘Operacioni i kontrollit përfshin pikat kufitare për shkak të precedentëve negativë me kalimin e ngarkesave shumë të mëdha me drogë, në veçanti portin e Durrësit dhe pikat kufitare me Greqinë, në Sarandë, Gjirokastër e Korçë. Janë vendosur këto pika të kuqe për shkak të precedentëve negativë që kanë ndodhur në të kaluarën me kalimin e ngarkesave shumë të mëdha me drogë, kanabis, heroinë apo kokainë nga Shqipëria në vende të tjera por dhe me hyrjen e sasive të mëdha të drogës në territorin tonë.
Operaiconi i sotëm është vazhdim i bastisjes spektakolare që u bë në portin e Durrësit. Di të them që dyshimet janë serioze” Operacioni vjen pas bastisjes së ndodhur në Durrës pak ditë më parë.