Tre baza ku grupet kriminale furnizoheshin me armë, municion, mjete dhe sende kamuflimi për të kryer krime të rënda janë zbuluar gjatë këtij muaji në Durrës e Vlorë. Ndërkohë në Tiranë u zbulua një rast I transportimit me qëllim shitjen grupeve kriminale të një numri të madh armësh e municioni luftarak.
Policia e Shtetit bën një bilanc të operacioneve gjatë muajit mars 2024, ku rezulton se janë finalizuar 90 operacione policore dhe kanë vënë në pranga 553 autorë të dyshuar veprash penale. 13 shtetas u ekstraduan si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit, me partnerët kosovarë, spanjollë, britanikë, italianë dhe gjermanë. Po kështu u goditën në 5 raste shitja e farave kanabis dhe në 1 rast në Velipojë, kultivimi në kubikë i saj.
Gjatë muajit mars, puna e Policisë rezultoi me
Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri
LEXO EDHE:
Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri
-Zbulimin e 3 bazave në Durrës dhe në Vlorë ku furnizoheshin grupet kriminale, me armë, municion, mjete dhe sende kamuflimi për të kryer krime të rënda, si dhe goditjen e një rasti në Tiranë të transportimit me qëllim shitjen grupeve kriminale të një numri të madh armësh e municioni luftarak.
-Goditjen në Tiranë të 2 rasteve të trafikimit nëpërmjet postës, nga ShBA-ja në Shqipëri, të cannabisit me përqindje të lartë THC-je;
-Sekuestrimin e 3 minave me telekomandë, 53 armëve të zjarrit që do të trafikoheshin ose do t’i shiteshin kontigjentit kriminal, sasive shumë të mëdhaja fishekësh të kalibrave të ndryshme, 37 336 kubikëve me fara dhe fidanë cannabisi, 9700 farave cannabisi, rreth 100 kilogramëve cannabis, rreth 1.2 kilogramëve kokainë dhe mijëra dozave të këtyre lëndëve;
-Sekuestrimin e 207 285 eurove me burime të dyshimta, 4 automjeteve të blinduara, 1 granate, 7 kallëpeve eksploziv, 8 palëve dylbi, 4 silenciatorëve, 7 radiove marrëse-dhënëse, automjeteve, motomjeteve, targave, kapuçave për maskim, veshjeve dhe fenelinave si të Policisë;
-Zbardhjen e 130 vjedhjeve (disa me dhunë dhe/ose armë), 4 rasteve të djegies së automjeteve, 1 shpërthimi me eksploziv dhe 2 rasteve të plagosjeve
-Parandalimin e përshkallëzimit të 8 konflikteve për motive të ndryshme.
-Janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë 136 shtetas, për dhunë në familje;
-Janë goditur 142 raste të krimeve mjedisore, për të cilat janë sekuestruar 17 mjete të rënda që gërryenin shtretërit e lumenjve, transportonin inerte, dhera, dru të prera në mënyrë të kundërligjshme apo materiale për ndërtime pa leje;
-Janë goditur 6 raste të kontrabandës me mallra të ndryshme;
-Policitë e Gjirokastrës, Korçës dhe Shkodrës kanë finalizuar 4 operacione kundër transportimit të emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht kufijtë;
-Janë goditur 24 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit Poker, me makineta dhe baste sportive me celularë;
-5 tentativa për të kaluar para pa i deklaruar, janë goditur në PKK Port Durrës dhe në PKK Morinë dhe Kakavije.
-Janë vënë në pranga 135 drejtues mjetesh, nga të cilët 94 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 41 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
-Janë pezulluar 204 leje drejtimi, nga të cilat 125 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 24 për drejtim mjeti, nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 55 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.
-Janë ndaluar 52 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit;
-Janë zbuluar 13 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufirin;
-5 raste të braktisjes së të miturve.