Policia bie në gjurmët e shqiptarit më të kërkuar nga Europol

Një nga shqiptarët më të kërkuar nga EUROPOL është pikasur në një shtet të Bashkimit Europian. Bëhet fjalë për Durim Gremaj, i cili është parë në Hagë. 43-vjeçari është në kërkim pasi akuzohet për trafik të qenieve njerëzore. Sipas policisë evropian, Durim Gremaj konsiderohet tepër i rrezikshëm. Ai qarkullon i armatosur dhe me dokumente false. Emrat e tjerë që përdor ai janë Arben Braka, Elton Gremaj, Durim Gremi, Mariglen Kalle. Nga viti 2005 deri në vitin 2009 ai pati lidhje 4-vjeçare me një grua, të cilën e detyronte të ushtronte aktivitetin e rrugës, si punëtore seksi. Ai si fillim e detyroi atë të punonte në Spanjë dhe më pas në Holandë.

Artikulli paraprakKOMISIONI PËR MATJEN E TERRITORIT TË KOSOVËS NUK MERR MBËSHTETJEN E GJERË
Artikulli tjetërEDI RAMA FLET PER BALILIN DHE I PËRGJIGJET AMBASADORIT LU: E ULËT TË AKUZOSH SAIMIR TAHIRIN DHE POLICINË