Efektive te Sektorit te Qarkullimit Rrugor te mbeshtetur edhe Forcat Shqiponja ne Drejtorine Vendore te Policise ne Lezhe jane vendosur prej disa ditesh edhe ne qytetin e Lezhes. Kontrolleve ndaj mjeteve te blinduara dhe atyre qe perdorin xhama te zinj, tani u jane shtuar edhe monitorimi i trafikut dhe parkimet e gabuara qe ishin kthyer ne shqetesim per qytetaret. Rrugoret jane perqendruar edhe ne superstrade pasi shpejtesia mbetet nje shqetesim duke sjelle edhe numrin me te madh te masave administrative qe pasohet nga parakalimi i gabuar dhe sjellja agresive ne rruge.

Jane rreth 800 masa administrative te marra brenda nje jave, ndersa behet e ditur se monitorimi do te jete i vazhdueshem per te ndikuar ne rritjen e sigurise ne rruge por edhe rritjen e rendit publik ne territor. Ne monitorim jane vendosur edhe mjetet me xhama te zinj ku brenda 1 jave vendosur 60 masa administrative ndersa eshte bere edhe heqja e tyre. Ne terren jane angazhuar te gjitha strukturat, ndersa behet me dije se pas marrjes se detyres, Drejtuesi i Policise Vendore ne Lezhe Altin Mena, ka bere takim me strukturat e policise duke kerkuar fillimisht nga keta te fundit qe te jene ata te paret qe reagojne per te respektuar pikerisht ligjin dhe zbatimin e tij ashtu sic u kerkohet qytetareve, pasi ne rast te kundert ndeshkimi do te jete i paevitueshem per ta.

Gjate kesaj jave ne terren sebashku me blute kane qene edhe drejtuesit e policise vendore qe kane ndjekur nga afer operacionet, ndersa konfirmohet se nuk behet fjale per nje vale aksionesh, por vijemesi e pashmangshme me qellim per te ndikuar ne permirsimin e rendit dhe sigurise publike dhe rritjen e besueshmerise tek qytetaret ndaj uniformes blu ne kete qark.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ NË QARKUN SHKODËR, MUNGON ENERGJIA NË DISA ZONA, AKSI PREKAL-KIR I BLLOKUAR
Artikulli tjetërI VURI TRITOL DY HERË BIZNESMENIT TË FUNERALEVE, POLICIA E SHKODRËS IDENTIFIKON AUTORIN: BASHKËPUNOI ME MOTRËN, JA MOTIVI