Autoritetet policore në Britaninë e Madhe kanë publikuar emrat e nëntë kriminelëve te dyshuar të kërkuar në vend, mes tyre edhe të një shqiptari.
Shqiptari i shpallur në kërkim quhet Marjan Luku, 30 vjec, i shpallur në kërkim për prodhim e shitje të lëndëve narkotike. I riu nga Shqipëria u kap në një fabrikë kanabisi më datë 30 korrik 2019. Pasi u arrestua, ai u la gabimisht i lirë, ndërsa u prangos sërish, shkruajnë mediat britanike.
Po ashtu, mediat në Britaninë e Madhe kanë publikuar edhe një foto të tij, ku shihet qartë pamja. Autoritetet kanë lënë në dispozicion edhe numrin e telefonit 0800 555 111, pë rata që kanë dijeni për të shpallurit në kërkim. Policia thotë se në cdo rast ruhet anonimati.