Sot në mbrëmje në akset hyrëse dhe dalëse të qytetit te Fierit është shtuar prania e uniformave blu dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë, duke intensifikuar kontrollet në pjesën më të madhe të automjeteve.

Policia e Fierit thotë se këto kontrolle po bëhen për persona që rezultojnë të shpallur në kërkim, për armë apo drogë.

Këto kanë bërë që uniforma të shumta policorë të zbresin në terren për disa minuta, ndërsa prania e tyre ka qenë më e madhe në pranë vendit të njohur si “Vija e ngjalës”, në aksin Fier- Tiranë, dhe në rrugën Fier-Vlorë, në dalje të qytetit.

Ndërkohë patrulla policorë janë vënë re edhe në qytet si dhe në disa rrugë brenda lagjeve.
Edhe pse është mësuar se kontrollet janë rutinë, në pjesën më të madhe, në qendër të kontrolleve kanë qenë makinat e shtrenjta dhe ato me targa të huaja.

Mësohet se kontrollet do të vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Artikulli paraprakANTI- KÇK, OFL I SEKUESTRON AUTOMJETIN E BLINDUAR DASHAMIR GJOKËS
Artikulli tjetërDY KOLEGËT QË MUNGUAN POR NA PËRLOTËN…