Policia e Janinës ka sekuestruar 132 kg kanabis që vinte nga Shqipëria, ndërsa katër shtetas grekë janë arrestuar.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia ka ndaluar në afërsi të Janinës automjetin e drejtuar nga dy të rinj, një djalë e një vajzë të moshës 20 dhe 17 vjeç. Në automjet janë gjetur 132 kg kanabis, të ambalazhuar në 96 paketa. Një patrullë policie ka ndaluar edhe një automjet tjetër, që shërbente si pararojë e çiftit që transportonte drogën. Edhe drejtuesi e pasagjeri i automjetit të dytë janë arrestuar. Nga hetimet e deritanishme rezulton se automjeti ishte vjedhur në Athinë. Sipas shifrave zyrtare, në më shumë se 20 raste të proçeduara nga autoritetet policore të Janinës, që nga fillimi i vitit janë sekuestruar më shumë se 1 ton drogë, kryesisht kanabis.