Tentoi të dërgonte 40 kg hashash nga Shqipëria për në Kosovë. Policia arreston shtetasin shqiptar.

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas shqiptar për trafikim droge. I ndaluari është identifikuar me inicialet A.M. Sipas policisë së kosovës, 39-vjeçari transportonte drogë nga Shqipëria në këmbë duke përdorur rrugën buzë liqenit në kufi me Kukësin. Pas ndalimit të tij, forcat e rendit sekuestruan rreth 40 kilogramë marjuanë. Fillimisht shqiptari kishte hedhur drogën në tokë dhe tentoi që të arratisej, por policia bëri të mundur arrestimin e tij.

Artikulli paraprakPREZANTOHET SKEMA E RE E NDIHMES EKONOMIKE NE TE GJITHE VENDIN
Artikulli tjetërAMFITEATRI MBI 2000 VJEÇAR I DURRESIT,PENG I MUNGESES SE FONDEVE