Xhisiela Maloku bashkë me familjen e saj është marrë në mbrojtje nga policia.

Megjithëse edhe më herët është thënë se vajza ishte vendosur në mbrojtjen e policisë, komisariati i Krujës ka vendosur të shtojë masat e sigurisë për të dhe familjen e saj.

Xhisiela Maloku deklaroi më herët se donte mbështetjen e Policisë për ta mbrojtur nga opozita.

Masa e sigurisë vjen pasi natën e shkuar u vendos lëndë shpërthyese pranë banesës së saj, pa shkaktuar dëme materiale.

Policia thotë se “rreth orës 23:30 në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.Muça dhe R.Muça, vëllezër me njëri-tjetrin është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse”.

Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se shtetasi R. Muça është gjyshi i i Xhisiela Malokut.

Nuk dihet nëse Xhisiela banon ende në banesën e gjyshit të saj, pasi pas ngjarjes ajo ka marrë urdhër mbrojtje nga policia. Por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale

Artikulli paraprakAUSTRIA DHE DANIMARKA KËRKOJNË HAPJEN E KAMPEVE TË EMIGRANTËVE NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërZBULOHEN 15 KANDIDATURAT E PARA PËR “TOPIN E ARTË”