Gjatë kësaj jave, Policia rrugore ka qenë në shërbim gatishmërie 24 orë për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë. Janë vendosur 554 masa administrative për shkelje të ndryshme si ” Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”
“Përdorim telefoni gjatë drejtimit të mjetit” “Mosvendosje rrip sigurimi” ” Ndalim qëndrimi” etj. Janë proçeduar penalisht 5 drejtues mjetesh pa leje drejtimi si dhe drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Gjithashtu, strukturat e policisë Lezhë, janë angazhuar maksimalisht duke qenë të pranishëm në çdo shkollë si dhe nëpër kryqëzimet kryesore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë me fillim e vitit shkollor.
Në kuadër të programit ” Stop alkoolit dhe substancave të tjera të rrezikshme për shëndetin”, janë zhvilluar takime nëpër shkolla në formë bashkëbisedimi me të rinjtë, me qëllim ndërgjegjësimin e rrezikshmërisë së tyre dhe format e parandalimit,.
Policia e Lezhës është e vendosur se kontrolle të tilla do vazhdojë në ditët në vijim si dhe kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arritjen e objektivit të përbashkët ” Për një mjedis më të sigurt” . Gjithashtu është arrestuar edhe një shtetas të cilit gjatë kontrollit fizik i është sekuestruar një armë zjarri pistoletë.