Vijon puna për evidentimin dhe kapjen e personave në kërkim, si dhe për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Gjatë 24 orëve të fundit , nga Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, janë evidentuar dhe ndaluar 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si: “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Falsifikim të dokumentave”, dhe ” Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Është arrestuar një shtetas për ”Falsifikim të Dokumentave”, si dhe është proceduar penalisht një shtetase për “Kalim të paligjshëm të kufirit”.– Më datë 25.01.2018, në orën 16:40, në Komisariatin e Policise Kufitare Rinas u ndalua ne hyrje shtetasi i shpallur në kërkim Emiljano Arapi , 25 vjeç, banues në Berat, i cili po kthehej si pasagjer i zakonshëm nga Italia. Nga verifikimet në sistemin TIMS rezultoi se shtetasi Emiljano Arapi, ishte i shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë më datë.11.12.2017 ka nxjerr urdhërin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” , si i dyshuar për veprën penale ‘’Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 109/b/1 dhe 25 të Kodit Penal. Shtetasi i lartëpërmendur i’u dorëzua Patrullës së Përgjithshme të Policisë DVP Berat për shoqërim dhe veprime të mëtejshme, ku në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Policinë e Beratit kanë bërë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës. -Po më datë 25.01.2018, në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas u ndalua në hyrje shtetasi i shpallur në kërkim Fabion Guri , 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve “, i cili po kthehej si deportiv nga Italia. Vijon puna për evidentimin dhe kapjen e personave në kërkim, si dhe për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit , nga Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, janë evidentuar dhe ndaluar 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si: “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Falsifikim të dokumentave”, dhe ” Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Është arrestuar një shtetas për ”Falsifikim të Dokumentave”, si dhe është proceduar penalisht një shtetase për “Kalim të paligjshëm të kufirit”.