Drejtoria e policise qarku Shkoder njofton se gjate 24 oreve te fundit Nga shërbimet e Komisariatit së Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : -Lonard Kronaj, 19 vjeç, banues në Shkodër.-Gjin Kronaj, 24 vjeç, banues në Shkodër. -Nikolin Bungu, 23 vjeç, banues në Shkodër.Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë së Komisariatit Shkodër në automjetin e tyre tip «Land Rover », me drejtues mjeti shtetasin Lonard Kronaj dhe si pasagjerë shtetasit
Gjin Kronaj dhe Nikolin Bungu, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese plastike me lëndë narkotike Mariuanë, ku pas peshimit rezultoi me peshë 56.6 gram. Gjithashtu nga kontrolli fizik i këtyre përsonave, shtetasit Lonard Kronaj ju sekuestruan dhe 750 Euro dhe shtetasit Gjin Kronaj 12.000 lekë të reja, që i mbanin me vete. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale « Prodhim dhe shitje narkotikësh në bashkpunim », parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal. Në vijim të masave nga Policia Rrugore ndaj shkelësve të rregullave të Qarkullimit Rrugor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :-B.Preka, 52 vjeç, banues në Shkodër.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke drejtuar mjetin tip «Opel», në rrugën «Shkodër – Velipojë », ka aksidentuar biçiklistin shtetasin :G.M., 57 vjeç, banues në Shkodër, i cili pasi ka marrë ndihmen e parë në spitalin Rajonal Shkodër, u dërgua në spitalin e Traumes në Tiranë, me dëmtime të pa rrezikshme për jetën.