Bashkëpunimi me median vë në pranga një shtetas, për ngacmim seksual.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 65 vjeç, banues në fshatin Oblikë , Shkodër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Në kohë e vende të ndryshme, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht disa shtetase kryesisht të mitura.

Për arrestimin e këtij shtetasi është bashkëpunuar me stafin e emisionit “Fiks Fare”.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon mediat për bashkëpunimin dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Artikulli paraprakRUSIA VIJON SULMIN ME BOMBA, 1 I VRARË DHE 7 TË PLAGOSUR NË SLOVIANSK, AKSION PËR PUSHTIMIN E…
Artikulli tjetërVLLAZNIA CINIKE NË AUSTRI, NJË GOL PËR TRIUMFIN NË MIQËSORE