Policia e Shkodres godet një tjetër rast i mitdhënies.

I ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit. Specialistët e Seksionit për Policinë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër, më datë 25.01.2017, bënë kapjen në flagrancë të shtetasit : * Elton Nuredini, 33 vjeç, banues në Shkodër Arrestimi i tij u bë pasi, në afërsi të shkollës “Austriake”, në qytetin e Shkodrër, i ka ofruar 2000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që ti shmangej masës administrative pasi po qarkullonte pa rrip sigurimi. Nga Seksioni Kundër Korrupsionit në D.V.P-Shkodër, u kryen të gjitha veprimet hetimore ku shtetasi u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakDONALD LU: SI DO NDIKOJË POLITIKA E TRUMP NË RAPORT ME SHQIPËRINË
Artikulli tjetërZJARR I MADH TEK PAZARI I RI, DIGJET SHTËPIA PRIVATE